Administrata e KQZ-së, në një përgjigje për KAS, ka zbuluar se nga kryqëzimi i të dhënave në qarkun e Shkodrës, 17 qytetarë kanë votuar 34 herë në qendra te ndryshme votimi.
Bazuar në të dhënat e detajuara që ofrohen në tabelë, një person shihet se ka votuar 7 herë.
Të dhënat e kryqëzuara u ofrohen anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi në mbledhjen e ditës së hënë, dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa kërkuan këtë informacion, pas ankimimit të rezultatit nga opozita.
PD ka kërkuar nga KAS shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në qarkun e Shkodrës, pasi sipas kësaj force poltike, ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit.
Votimi i personave më shumë se një herë është evidentuar dhe në qarkun e Gjirokastrës apo Beratit. a.b











