Mbrëmë, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e personit me inicialet Sh.D, duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, (familja Doçi) një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.
Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.a.b











