Goditet një grup që ushtronte aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve me dhunë, në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.
Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë, mes të cilave një vajzë 21 vjeçe.
Janë ekzekutuar 2 urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë (organizatori i grupit) dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.
“Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet”, njofton policia e Durrësit.
Procedimi penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur ka nisur pasi, më datë 07.02.2021, në orët e para të mëngjesit dyshohet se të maskuar kanë vjedhur me dhunë një biznes në zonën industriale të qytetit të Durrësit.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri
-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera. a.b












