Ish Kryeprokurori i Shqipërisë u dënua sot në mesditë gjatë një procesi gjyqësor me dy vite burg. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dy vite burg donim ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ai shpall fajtor për veprat penale “deklarim të rremë” dhe “fshehje pasurie”.
Vendimi u mor nga Daniela Shirka, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. SPAK kishte kërkuar dy vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik për Adriatik Llallën.
Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.
Dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, ndërsa prokuroria e krimeve të Rënda vendosi nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës. a.b











