Pesë meshkuj në Mirditë nuk janë ndalur por kanë kryer marrëdhlnie seksuale me dhunë me një të mitur 15 vjeçe.
”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare”, njofton policia e qytetit. a.b












