SPAK ka rihapur zyrtarisht një nga dosjet më të bujshme të dekadës së fundit, atë të vrasjes se bankierit Artan Santo.
Kjo dosje ishte pezulluar për mungesë provash por burimet bëjnë me dije se ka indicie të reja, raporton abcnews.
Mëngjesin e datës 26 qershor të vitit 2014 Artan Santo një nga bankierët më të njohur në Shqipëri u ekzekutua në hyrje të bankës së nivelit të dytë në të cilën ai ishte bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv. m.k











