Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Jemin Gjana ka shpjeguar sot disa detaje në lidhje me procesin e zgjedhjeve për kryetar të PD që do të mbahen më 13 qershor ndërsa deklaroi se statuti i PD nuk e detyron Bashën të japë dorëheqje.
“Mbledhje për konstituimin ishte, Përcaktuam sekretarin e komisionit. Caktuam një procedurë pune për javën. Do përgatisim udhëzimin bazë me të cilin do përcaktojmë modalitetet e procesit dhe do ia paraqesim kryesisë së partisë të dielën me qëllim që ta miratojë si paketë të plotë modelin me të cilin do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet dhe në kryesi për t’u miratuar”, deklaroi Gjana.m.k











