Kadilli konfirmoi sot në euronews albania, pretendimet e Bashës se socialistët përdorën të gjithë pushtetin për zgjedhjet, por ai theksoi se kryetari i një partie duhet të krijojë energji politike, të cilën Basha nuk arriti ta krijonte.
“Një njeri që ka dështuar tetë vjet resht, ka humbur katër palë zgjedhje, nuk ka pse e çon nëpër mend të konkurrojë përsëri, prandaj kam kërkuar dhe e kërkoj sërish dorëheqjen e tij të parevokueshme… Çliro garën!” – tha Kadilli duke shtuar se personalisht ai ka avantazhi moral ndaj Bashës në këtë pikë.
“Një parti që bashkohet, nuk ndahet, vetëm katër vitet e fundit nga PD-ja janë shkëputur katër partiza të vogla më shumë se 20 vite më parë, pra e ka ndarë partinë, unë do ta bashkoj partinë, vetëm në komprometimin e kauzave partia vetvetiu bëhet pis, unë do ta pastroj partinë,” – tha Kadilli.
Kandidati për kryetar të PD-së tha se “të larguarit nga PD do ta kenë derën e hapur” pasi “kanë qenë kontribuues në PD”. Ai shtoi se nuk synon vetëm të rikthejë të larguarit, por ta pasurojë lidershipin me anëtarë dhe kontribuues të tjerë të cilët nuk janë marrë parasysh nga lidershipi aktual.
Sipas Kadillit PD nën drejtimi ne Bashës nuk mundi të krijonte një përkufizim të opozitës dhe të gjitha kauzat që u morën përsipër gjatë këtyre tetë viteve u lanë përgjysmë. Ai tha se ka qenë kritik ndaj Bashës gjatë gjithë kohës, por “jo në publik, në struktura” duke qenë “luajal me sistemin politik”. Kadilli u shpreh se “analiza e vetme për Bashën do të ishte dorëheqja e tij”, raporton euronews albania. a.b











