Bllokimi i një arme ka parandaluar një vrasje në rrugën e Kavajës në Tiranë.
Disa të afërm janë përfshirë në një konflikt dhe në një moment një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit për të qëlluar.
Por pikërisht në këtë moment pistoleta është bllokuar, duke shamngur kështu një ngjarje të rëndë.
Policia ka dhënë detaje për konfliktin por nuk ka përmendur përdorimin e pistoletës.
Tiranë/Informacion paraprak:
Rreth orës 22:10, në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta shtetasi R. L është konfliktuar me shtetasin A. M.
Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa shtetasi R. L., është larguar menjeherë nga vendngjarja me një mjet.
Punohet për kapjen e shtetasit R. L, me qëllimin zgjidhjen e konfliktit.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k












