• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjobat për rripin e sigurimit, ndëshkohen mesatarisht mbi 70 shoferë në orë

admin by admin
13 September, 2016
in Kronika
0
Gjobat për rripin e sigurimit, ndëshkohen mesatarisht mbi 70 shoferë në orë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore e ka nisur ditën e parë të zbatimit të nenit 170 të Kodit Rrugore për vendosjen e rripit të sigurimit për pasagjerët dhe uljen e fëmijëve të vegjël me ndenjëse të posaçme, duke ndëshkuar 718 drejtues automjetesh, të paktën deri sot në orën 18:00.
Në rast se një pasagjer në momentin që hipën në automjet nuk vendos rripin apo kur në makinë udhëton një fëmijë nën 12 vjeç udhëton pa pajisje te fiksimit, atëherë shoferi merr masë administrative.
Policia Rrugore do vijojë të ndëshkojë pa tolerancë shkelësit e nenit 170 por jo vetëm kaq, por të gjithë shkelësit e Kodi Rrugor në tërësi me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kodi Rrugor

Neni 170

Përdorimi i rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit
Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët që zënë vendet e përparme të mjeteve të kategorisë M1 sipas klasifikimit të nenit 47, pika 2, të prodhuara nga janari 1978, janë të detyruar të vendosin rripat e sigurisë në çdo lloj lëvizjeje me mjet. Ky detyrim qëndron edhe për pasagjerët që rrinë në vendet e pasme, për mjetet e prodhuara nga maji 1990.
Drejtuesi i mjetit është i detyruar të kontrollojë vazhdimisht funksionimin normal të rripave të sigurisë dhe, në rast mosfunksionimi siç duhet, t’i zëvendësojë ato me rripa të tjerë të homologuar për tipin e mjetit ku do të vendosen.
Përjashtohen nga detyrimi për vendosjen e rripave të sigurisë:
a) anëtarët e forcave të policisë gjatë përmbushjes së një shërbimi emergjence;
b) drejtuesit e mjetit dhe personeli i mjeteve zjarrfikëse dhe të shëndetësisë, në rastet e ndërhyrjeve emergjente;
c) drejtuesit e automjeteve të shërbimit të transportit taksi të njerëzve ose ato të shërbimit të qiradhënies me drejtues mjeti, gjatë shërbimit në qendrat e banuara;
d) njerëzit me shtatgjatësi më të vogël se 1.50 m dhe më të madhe se 1.90 m; ky kusht duhet të vërtetohet nga një dokument njohjeje;
e) njerëzit që, në bazë të certifikatave të lëshuara nga zyra shëndetësore lokale, rezultojnë të prekur nga sëmundje të veçanta, të cilat nuk lejojnë përdorimin e rripit të sigurimit;
f) gratë në gjendje shtatzanie, në bazë të certifikatës së lëshuar nga gjinekologu që i kuron dhe që vërteton krijimin e rreziqeve të veçantë nga përdorimi i rripit të sigurisë;
g) anëtarët e shërbimeve të rojës private që kryejnë shoqërime dhe që kanë dokumentacionin njohës sipas rregullave përkatëse. Në rastet e shkronjave “d”, “e”, “f” dhe “g” certifikatat ose vërtetimet e përcaktuara duhet t’u tregohen organeve të policisë me kërkesën e tyre, sipas nenit 12. Janë, gjithashtu, të përjashtuar nga detyrimi për përdorimin e rripave të sigurisë dhe sistemeve të tjera fiksuese drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve që nuk janë të pajisur, që nga prodhimi i tyre, me pjesët e veçanta mbërthyese.
Pasagjerët deri në moshën 12 vjeç mund të rrinë në vendet e përparme të mjeteve të kategorisë M1 dhe N1 të klasifikuar në nenin 47, pika 2, vetëm kur mbahen nga sisteme të përshtatshme fiksuese.
Pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e pasme të mjeteve të kategorisë M1, duhet të mbahen nëpërmjet sistemeve të posaçme të fiksimit. Në rast se në vendet e pasme rrinë më shumë se dy pasagjerë me moshë deri në 4 vjeç, vetëm ai me moshë më të vogël duhet të mbahet nëpërmjet sistemeve të posaçme të fiksimit, me kusht që të tjerët të jenë të shoqëruar të paktën nga një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
Norma e pikës 5 nuk zbatohet për pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që udhëtojnë me autovetura të shërbimit publik taksi për transport njerëzish ose të shërbimit me qiradhënie me drejtues mjeti gjatë shërbimit, kur qarkullojnë në qendrat e banuara a në itinerare nga ose për në stacionin e trenit, porte dhe aeroporte, me kusht që të jenë të shoqëruar të paktën nga një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
Sistemet e fiksimit për pasagjerët duhet të përputhen me një tip të homologuar, sipas normativave të përcaktuara nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse.
Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jo madhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në momentin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.
Cilido që, ndonëse e përdor rripin e sigurisë, ndryshon a pengon funksionimin normal të tij, ose e zëvendëson me një tip të pahomologuar për mjetin ku është vendosur, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
Cilido që importon ose prodhon për tregti në territorin kombëtar ose tregton rripa sigurimi apo sisteme fiksimi të tipave të pahomologuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Gjithashtu, kur rripat dhe sistemet e fiksimit nuk janë vendosur ende në mjete, janë subjekt konfiksimi.

Previous Post

FOTO & EMRI / Pogradec, vritet 18-vjeçari, autori i dyshuar një bashkëmoshatar

Next Post

“Ngërçi” institucional, Xhafaj i përgjigjet Llallës: Lexoje dhe zbatoje mirë Kushtetutën!

admin

admin

Next Post
“Ngërçi” institucional, Xhafaj i përgjigjet Llallës: Lexoje dhe zbatoje mirë Kushtetutën!

“Ngërçi” institucional, Xhafaj i përgjigjet Llallës: Lexoje dhe zbatoje mirë Kushtetutën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.