Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e parë i cili i hap rrugë zbatimit të ligjit për lejimin e monedhave virtuale në Shqipëri.
Të mërkurën qeveria ka përcaktuar kushtet për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për kompanitë që do të licencohen në fushën e kriptomonedhave, e cila do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Informacionit, ndërsa mbeten ende dhe dy vendime të tjera të cilat do të përcaktojnë kriteret e licencimit për agjentët e kriptomonedhave dhe parashikimet për rastet se kur kompanive do t’u refuzohet certifikimi.
Pas miratimit të këtyre vendimeve i hapet rruga edhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që të miratojë rregulloret për të bërë tërësisht ligjin e zbatueshëm.
Pavarësisht se ligji nuk ka qenë i zbatueshëm, prodhimi i Bitcoin ka nisur nga shumë kompani në Shqipëri, ndërsa tregu ka qenë jashtë kontrollit të autoriteteve pikërisht për mungesën e të dhënave të prodhuesve.
Për herë të parë kjo lloj teknologjie Bitcoin bën të mundur shkëmbimet e pagesave mes dy subjektesh pa patur nevojë për një ndërmjetës të tretë që jep garanci. m.k












