Një person ndërsa ishte lyer me benzinë ka tentuar t’i japë fund jetës sot në sheshin “Skënderbej” ku po bëhej edhe falja e Namazit.
Mësohet se personi i identifikuar me iniciale B.G rreth 40 vjeç ka hyrë në shesh duke bërtitur “S’ka zot” dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën vetes me benzinë.
40-vjecari është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas është marrë nga policët.
“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a. b
https://youtu.be/Y0zolez68wQ











