Një 16 vjeçare ka konsumuar sot herbicide bujqësore në tentativë për ti dhënë fund jetës.
Aktualisht vajza gjendet në spital të Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sot, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia e qytetit. a.b












