Merr fund ankthi tek Muzeu Kombëtar në Tiranë, mësohet shkaku i kërcënimit nga lartësia.
Personi që kërcënoi të hidhej nga lartësia ka zbritur pas 30 minutash negociata.

Ai kërcënoi se do hidhej nga lartësia e skelave të vendosura tek Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, i cili po rikonstruktohet.
Pas negociatave me policinë, ai është bindur dhe ka zbritur nga skelat, duke i dhënë kështu fund minutave të panikut dhe ankthit që shkaktoi ngjarja.
Mësohet se qytetari i cili kërcënoi të kryejë aktin ekstrem, pretendonte se nuk i është firmosur një kontratë pune. a.b











