Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të Bledar Bircajt në Vlorë sot në mesditë.
“Opinion” ka publikuar pamjet e ekzekutimit mafioz të Birçajt, i cili siç duket edhe nga video ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër që ka shpëtuar mrekullisht plumbave. Ai largohet nga makina ndërkohë që vrasësit ende nuk kishin lëvizur me makinën e tyre.
Ndërkohë që makina BMW e Birçajt afrohet, nga makina ku i kishin zënë pritë dalin dy persona të pajisur me kallashnikov, të cilët me breshëri qëllojnë drejt mjetit.











