Biznesmeni Bledar Birçaj mendohet se u qëllua nga breshëri plumbash ndlrsa po lëvizte i vetëm me një bmw x5 .
Policia ka gjetur 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Ai u qëllua nga një tjetër makinë që e shoqëroi në levizje.
Ngjarja ndodhi afër dy karburanteve dhe është fat që plumbat nuk kanë sjellë dëme të tjera.
Viktima është Bledar Bircaj, pronar i nje lokali të njohur ne Lungomare. a.b
Vlorë/ Informacion paraprak:
Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.











