Foto Ilustruese
Një fëmijë 6-vjeçar është aksidentuar dje në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit i cili u largua nga vendngjarja, u prangos më vonë.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se dje u arrestua Lavdi K., 47 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Berisha”, duke drejtuar motorin tip “Keeuay”, ka aksidentuar shtetasin E. Gj., 6 vjeç. Më pas është larguar nga vendi aksidentit.
I dëmtuari ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve. Autori i aksidentit, akuzohet në bazë të neneve 290 dhe 273 të Kodit Penal.












