Në një reagim të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi thuhet se gjeja me të cilën duhet të merremi është zbardhja e vjedhjes së madhe Ram Doshi Rakipi.
“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.
Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Bardhit. a.b











