Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi ku diskutohet programi i punës për 6 ligjet e paketës emergjente.
Burime nga PD bëjnë të ditur se opozita ka kërkuar ndryshimin e programit. Mësohet se PD ka kërkuar si prioritet diskutimin për ligjin e SPAK dhe GJK.
Në mbledhje u diskutuan 6 ligjet e paketës emergjente të Reformës. Në mbledhje u ra dakord që 3 nga ligjet do të kalojnë me datë 22 shtator. Tre ligjet e tjera të Reformës në Drejtësi do të kalojnë më 29 shtator. Ligjet do të kalojnë në parlament sipas prioritetit që kanë.











