Një peshkarexhë u përfshi nga flakët në afërsi të Triportit në Vlorë. Peshkarexha e cila është përfshirë nga flakët ka qënë e ankoruar në port. Zjarrfikese kanë shkuar në vendgjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. a.b
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.











