Taulant Balla ka bërë publik dokumentin me arsyet se përse deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e Metës. Sipas tyre, presidenti nxiti konfliktin si dhe mbajti anën e opozitës.
Kërkesa mban firmat e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë shkarkimin e Presidentit, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.
Në dokument nuk mungojnë dhe deputetët të cilët nuk fituan mandat në zgjedhjet e 25 prillit, siç është Pandeli Majko.












