• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbarkimi amerikan në Durrës, aq shumë mjete ushtarake sa nuk janë parë që prej…

droni by droni
2 May, 2021
in Kronika, Kryesore
0
Zbarkimi amerikan në Durrës, aq shumë mjete ushtarake sa nuk janë parë që prej…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Porti i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë në prag të stërvitjeve të NATO-s. Fjala është për një përqëndrim mjetesh ushtarake që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në vendin buzë Adriatikut që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Zeri i Amerikës.

Rreth 700 pajisje nga Skuadra Luftarake e Brigadës së 53-të e Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës po shkarkoheshin nga anija US HNS Bob Hope në Durrës. Ato do të përdoren për dy javë trajnim që përfshijnë deri në 6,000 forca amerikane në gjashtë baza ushtarake shqiptare.

Kjo është pjesë e stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Defender-Europe 21 të drejtuara nga ushtria amerikane, të cilat janë përqëndruar në parandalimin e agresionit dhe ruajtjen e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh aleatësh dhe partnerësh. Ato do të zhvillohen nga 17 maji deri më 2 qershor.

“Shqipëria është një partner i vlefshëm. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u trajnuar së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë operacionale dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” tha të shtunën Tammy Muckenfuss e kontingjentit të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.

Për majorin Randall Moran, “bashkimi i të gjitha këtyre grupeve është diçka shumë e veçantë”.

Zhytësit vazhdojnë të kontrollojnë thellësinë prej 7 metrash të portit. Por dy anijet mbështetëse logjistike që transportojnë automjetet mund të veprojnë në ujë të cekët dhe po punonin pa ndërprerje për të sjellë pajisjet ushtarake.

Një anije ushtarake britanike do të mbërrijë gjithashtu në ditët e ardhshme.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe në rajon”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë vlerësuan mikpritjen, ushqimin e mirë dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë.

Zonja Muckenfuss tha se “Shqipëria ka qenë një mikpritëse mahnitëse dhe i ka mirëpritur të gjithë ushtarët tanë me ngrohtësi.” VOA

Previous Post

Deputetja më e re e Parlamentit, kujt ia dedikon fitoren Andia

Next Post

Zeri i Amerikës: Ngjarja e Elbasanit, hetim edhe për krime zgjedhore

droni

droni

Next Post
Zeri i Amerikës: Ngjarja e Elbasanit, hetim edhe për krime zgjedhore

Zeri i Amerikës: Ngjarja e Elbasanit, hetim edhe për krime zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.