Jozefina topalli ka zhgënjyer me performancën e saj dhe të partisë që drejton në qytetin e Shkodrës ku priste edhe mbështetjen më të madhe.
Pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale dhe atyre të partive, Jozefina Topalli ka marrë në qytetin e saj 598 vota preferenciale ndërsa partia në të gjithë qarkun e Shkodrës nuk ka shkuar më shumë se 1389 vota.
Por edhe Rudina Hajdari ka dëshmuar se jashtë logos së vjetër të saj, PD nuk ia del të fitojë gjë. Hajdari, e cila konkuroi në qarkun e Elbasanit ka marrë 519 vota preferenciale, ndërsa partia e saj Nisma Thurje ka marrë në këtë qark 1736 vota. a.b











