Një ndër drejtuesit kryesorë në Kamëz, Vendim Demaj ka falemderuar të gjithë ata banorë të kësaj bashkie që votuan PD.
“Bashkqytetarët e mi të Kamzës, ju që treguat besim,durim dhe respekt, mirënjohja deri në përulësi u takon JU që as valutat, as presioni, as termeti dhe as terrori banditesk dhe shtetëror, nuk ja dolën të mposhtin as zvogëlojnë Kështjellën e Partisë Demokratike.
Falenderim nga thellësia e zemres për ju #qëndrestar besnik, idealist fisnik, stoik dhe të pamposhtur për mbështetjen e fuqishme që i dhatë Partisë Demokratike në këto kohë të errëta të sundimit të krimit dhe terrorit, dhe i treguat banditëve me pushtet që kështjella Blu nuk shitet, nuk trembet dhe as dorëzohet”, shkeuna Demaj në një postim në Facebook. m.k











