Është mbyllur procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës, ku me të dhënat e deritanishme PD ka marrë 5 mandate, PS ka marrë 3 mandate, PSD e Tom Doshit 2 mandate dhe LSI 1 mandat. Për sa kohë nuk janë numëruar votat për kandidatët, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbetur jashtë parlamentit.
Edhe në qarkun e Elbasanit është mbyllur numërimi dhe ndarja e mandateve është 8 mandate për PS, 6 për PD dhe asnjë për LSI dhe partitë më të vogla.
PS po kërkon mandatin e 9 në tavolinë për shkak të diferencës në mandatin e fundit me pak vota dhe që është fituar nga PD.
Ndërkohë PS ka shuar LSI në qarkun e Beratit duke i marrë asaj në kutitë e fundit një mandat që e kishte të sigurtë deri atëherë. Në Berat, Partia Socialiste ka marrë 5 mandate dhe partia Demokratike 2 mandate.a.b












