Ka reaguar sërish Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes pasi janë numëruar afro 20 për qind e votave në të gjithë vendin.
”Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, thotë Presidenti. a.b











