Mesazhi i PD për shqiptarët, zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo: Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!
Deklarata e Garos:
Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë. Kjo është një ditë historike feste për demokracinë. U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë – të mos e humbin mundësinë. Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!











