https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2581200162182665
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuat video-mesazh për punonjësit e administratës publike. Mos kini frikë, thotë Basha.
“Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. #ShqipëriaFITON”, deklaron Basha. a.b











