Pas uljes “aksidentale” të avionit në Ishëm sot, mësohet se piloti ka tentuar të ringrihet. Por, tentativa e tij ka qenë e dështuar, pasi goma e parë e tij dhe krahu ishin dëmtuar seriozisht.
Ndërkohë, mësohet se ndërsa avioni ka rënë rreth orës 08.45, policia ka mbërritur në vendin ngjarjes, rreth një orë e gjysmë më vonë. Kjo është një kohë e mjaftueshme që trafikantët e mundshëm të drogës, të marrin masa për “të zhdukur” drogën, të cilën kishte ardhur ta merrte me avion, piloti italian Guido Guidi.











