Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi sot që të ndalojë sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të Lapsi.al, në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të mbi 900 mijë qytetarëve. Gjykata vendosi dje në një seancë gjyqësore që asnjë e dhënë të mos preket nga institucionet shqiptare deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.
Vendimi i GJEDN erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al. Avokati Dorian Matlija me kërkesën e dy botuesëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, e referoi çështjen në Strasburg.
“Ndalohet që të preken serverat apo çdo pajisje elektronike që i përket Lapsi.al,”-shkruhet ndër të tjera në vendim. 












