• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha nga Vlora: Rama do të prishë 110.000 shtëpi. Njeriu që ju gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë

droni by droni
22 April, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha nga Vlora: Rama do të prishë 110.000 shtëpi. Njeriu që ju gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës. Në fjalën e tij, Basha tha se njeriu që gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vite, tani po gënjen prapë për legalizimet, pasi ai ka ndërmend t’i prishë 110 mijë shtëpi. Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se ditën e diel, vota masive për numrin 9 do të largojë Ramën bashkë me kriminelët dhe shitblerësit e votës, si dhe do të sjell një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Vlorë.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja vlonjate dhe vlonjatë! Dita e mirë e Shqipërisë ka nisur nga Vlora, dita e fitores dhe e ndryshimit i cili do të nisë nga Vlora. Mirë se ju gjej më të bashkuar, më të vendosur, me shpirtin plot me shpresë, plot me dritë, plot me besim për 25 prillin, ditën e fitores së çdo vlonjati dhe të çdo vlonjateje. Vëllezër dhe motra për 8 vite me radhë, njeriu që nuk bëri asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, që i la pensionistët e Vlorës në baltë, që shkatërroi bujqësinë e Vlorës, njeriu i cili premtoi hënën dhe diellin por ktheu Vlorën dhe çifligun e klientëve, të oligarkëve dhe të miqve të tij në resortin personal të pushimeve të tij, po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, me të njëjtat dështime të 8 viteve më parë duke konsideruar Vlorën e tij dhe vlonjatët robërit e tij gabim historik sepse e di e gjithë Shqipëria, Vlora dhe vlonjatët i takojnë vetvetes, i takojnë Shqipërisë, i takojnë kombit dhe e kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci, për liri nuk ka forcë që i ndal. Ndaj, edhe 3 ditë na ndajnë nga dita e ndarjes me 8 vite dështime, papunësi, mjerim ekonomik, premtime të pambajtura, në një nga zonat më të pasura të Shqipërisë dhe të Mesdheut, në perlën dhe margaritarin e Jonit ku sot duhet të gëlonte sipërmarrja e lirë që mbyll qepenat nga taksat e larta, ku sot duhet të gëlonin prodhimet e mrekullueshme të fermerëve vlonjatë që kalben pa dalë në treg. Ku sot duhet të kishim një nga flotat më të fuqishme dhe tregjet më të mëdha të peshkut për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në fakt por në fakt kemi vetëm ndryshkun 8 vjeçar të Edi Ramës. E pra vëllezër e motra 8 vite dështime, 8 vite në shpin dhe në qaf të vlonjatëve dhe tani ka guximin të afrohet përsëri edhe të kërkoj edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, për të vazhduar me projektet 3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin. 110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i prishë siç prishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion. Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë. Por siç e di mbarë Vlora, siç e di gjithë Shqipëria, orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madh, paqësore, dinjitoze por të vendosur të vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve për ti thënë boll më. Boll më 8 vite shkatërrim dhe autorit të këtij shkatërrimi dhe për ti hapur zemrat për ndryshimin duke votuar numrin 9. Po Vlora do të votoj për ndryshimin. Vlora do të votoj për të tharë lotët e nënave vlonjate, sepse është qyteti me emigracionin më të lartë. Bijtë dhe bijat e Vlorës, të rinjtë e Vlorës do të votojnë për të patur këtu, në Vlorë, mundësitë europiane për shkollim, për arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz, për veten e tyre dhe familjen e tyre, rini e mrekullueshme e Vlorës do të votoni numrin 9. Për prindërit tuaj, për prindërit tuaj të papunë, për nënat kokë ulur, për baballarët në kërkim të një pune, për gjyshërit dhe gjyshet tona të cilat kanë pensionet më të ulëta. 8 vite me radhë pensionet e rritura sa për një pako cigare. Rini e Vlorës jemi bashkë, jeni të fortë, jemi krenarë për ju, kemi besim tek ju! Bashkë ditën e diel, për prindërit tua, për gjyshërit dhe gjyshet tuaj, për ndryshimin votojmë numrin 9! Për fermerë e peshkatarë, sipërmarrës të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, vlonjatë me shpirt sipërmarrje që kanë carë nga zero e janë bërë maja e kapitalizmit të lirë nga Italia në Amerikë, nga Gjermania në Britani por nuk ja dalin dot në Vlorën e kapur nga një njeri që në tetë vite ju ka vënë shkelmin në fyt që e bërë naftën për vlonjatët e shqiptarët më të shtrenjtën në botë pas Singaporit e të Suedisë që rriti çmimin e energjisë elektrike , që rriti çmimin faturave për çdo familje, që rriti taksat, tarifat dhe gjithçka për ta çliruar ekonominë tonë, për ti kthyer sipërmarrësve vlonjatë lirinë, dinjitetin, për t’i hequr stresin e makthin, terrorin e abuzimin e bandave të tatimorëve dhe të inspektorateve që gdhihen e ngrysen me duart në xhepat e sipërmarrjes vlonjate, me duart në xhepat e fermerëve, peshkatarëve, konsumatorëve të Vlorës, për të çliruar dhe vënë në lëvizje këtë qytet që ka mjaftueshëm ekonomi për të mbajtur një Shqipëri të tërë, ditën e diel votojmë numrin 9. Cilin numër? 9! Cilin numër?9. Vlora që e ndau Shqipërinë nga Lindja me Ismail Bej Vlorën dhe e bëri Europë. A do e pranojë më të kthehet përsëri në Lindje? A do e pranojë më të izolohet nga shansi ynë, mundësia jonë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni me 25 prill, duke zgjedhur numrin 9? Për Europën 9, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE numrin? Cilin numër? Pa diskutim vëllezër dhe motra, këtë e di Vlora, këtë e di Shqipëria. E di tani edhe Edi Rama, i cili nga paniku i është kthyer marifeteve të vjetra, i është kthyer marifeteve të vjetra me shpresën e rrënuar se do të ndalë të pandalshmen. Por, ndryshimi nuk ndalet! Ne jemi bashkë krah për krah me gëzimin në shpirtrat tanë, me besimin tek e nesërmja që po vjen, për Vlorën, për vlonjatët, për Shqipërinë dhe bashkë do të vazhdojmë pa u trembur, pa u ndalur. Qytetarë dinjitoz, me paqe në zemrat tona dhe vendosmëri për të sjellë ndryshimin. Masivisht në kutitë e votimit. Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë. Vetëm 3 ditë për tu ndarë nga e keqa, vetëm 3 ditë për fitoren më të thellë të Vlorës e të mbarë Shqipërisë. Fitore që do ri takojë çdo shqiptari, do ti takojë çdo të riu e të reje, çdo të moshuari e çdo të moshuare. Fitore që do ti takojë edhe socialistëve kokulur të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Vëllezërve dhe motrave tona të cilët do të çlirojnë nga banda që do të marrë peng partinë e tyre, bashkohuni dhe ju me ne, bashkohuni me ndryshimin, votoni dhe ju si shumica dërrmuese e Vlorës dhe e Shqipërisë. Numrin? 9. Për familjet tuaja numrin? 9. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj numrin? 9. Për Vlorën për Shqipërinë si gjithë Europa, numrin? 9. Bashkë për ndryshim! Vlora fiton! Shqipëria fiton!

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Prangoset nje person qe ka lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Next Post

“Jam poliagjent i vjetër, ca di ti për Ilir Metën mor vagabond”

droni

droni

Next Post
“Jam poliagjent i vjetër, ca di ti për Ilir Metën mor vagabond”

“Jam poliagjent i vjetër, ca di ti për Ilir Metën mor vagabond”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.