Kafka e një njeriu është gjetur në varrezat e Kaninës në Vlorë dhe policia e ka dërguar atë për ekspertizë në Tiranë.
Policia e Vlorës njoftoi se kafka u gjet më datë 27. 04. 2017, rreth orës 15:54, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati. Kafka ishte e dekompozuar.
Nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.
Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”.











