• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si shkruante para 6 muajsh gazetarja nga Elbasani: Omerta dhe nënshtrim ndaj krimit në Elbasan

droni by droni
21 April, 2021
in Kronika
0
EMRI & PRONAT/ Krimet e Rënda sekuestrojnë pasuritë e trafikantit të drogës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më poshtë është një shkrim nga gazetarja Bardha Nergjoni, qytetare e Elbasanit. Shkrimi është publikuar në tetor të vitit 2020 nga BIRN dhe është mbështetur tërësisht tek deklaratat e prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.

Më poshtë është shkrimi që tregon pamjen e Elbasanit dhe pse policia e prokuroria e atij qyteti nuk vepron ndaj krimit. 

Omerta dhe nënshtrim në Elbasan ndaj ‘krimit që kontrollon qytetin’:

Në një takim të zhvilluar më 5 tetor në Elbasan, kryeprokurori Olsian Çela deklaroi se qyteti po kthehej në një skenë lufte mes bandave të krimit të organizuar.

“Kjo nuk mund të lejohet, asnjë grup kriminal nuk mund të jetë më i fortë sesa shteti. Për këtë arsye, unë vlerësoj se është e domosdoshme që si nga policia, ashtu edhe nga prokuroria, niveli i bashkëpunimit të ngrihet në nivele të tjera”, tha Çela, ndërsa kërkoi një “përgjigje ekzemplare” nga shteti.

Kryeprokurori akuzoi tërthorazi edhe politikën, ndërsa tha se nuk u kishte lënë mundësi të tjera të rinjve të qytetit.

“Perspektiva e të rinjve të Elbasanit nuk mund të jetë ajo e rekrutimit nga bandat, që duan të kontrollojnë qytetin. Kjo është e pafalshme,” shtoi Çela.

Gjatë viteve të fundit, një seri atentatesh – përfshi një duzinë vrasjesh ende të pazbardhura mes dy grupeve kriminale e kanë zhytur qytetin e Elbasanit në një situatë të vazhdueshme pasigurie.

Autoritetet ligjzbatuese fajësojnë prishjen e pazareve në fushën e drogës, ndërkohë që një seri premtimesh të përsëritura për rikthim të rendit janë tretur me kohën.

Deklaratat e kryeprokurorit Çela konsiderohen një realitet i gjithëditur në Elbasan, ndonëse pedagogë, artistë apo përfaqësues të shoqërisë civile hezitojnë të flasin hapur mbi pasojat që krimi po i shkakton qytetit të tyre.

Në intervistat e veçanta me BIRN, shumë prej tyre kërkuan të flisnin në kushtet e anonimatit, ndërkohë që të tjerë fajësuan organet ligjzbatuese për gjendjen e rënduar të kriminalitetit.

Z.A, mësuese në një prej shkollave të Elbasanit i tha BIRN se në zonën ku ajo banon, veprimtaritë e paligjshme vihen re me sy të lirë.

“Ne kemi raste konkrete në zonën ku banoj, ku vihen re shumë mirë  veprimtari të paligjshme. Ato herët a vonë do të krijojnë përplasje që mund të na përfshijnë të gjithë ne,” thotë ajo, duke iu referuar shitjes së narkotikëve në rrugë.

Mësuesja i tha BIRN në kushtet e anonimatit se ka menduar disa herë të denoncojë, por nuk i beson policisë.

“Gjithmonë jam stepur, pasi e di shumë mirë që policia do më nxjerrë mua të parën dhe nuk më mbron askush. Pasojat për familjen time mund të jenë të mëdha”.

I pyetur nga BIRN për situatën e rendit në qytetin që drejton, kryebashkiaku Gledian Llatja u shmang duke thënë se nuk i njihte çështjet e prokurorisë, por tha se bashkia ofronte mbështetje maksimale.

“Nuk jam në dijeni të çështjeve të prokurorisë, por e kemi mbështetur dhe kemi një mbështetje maksimale për organet ligjzbatuese, si policinë ashtu edhe prokurorinë”, tha Llatja.

Ai po ashtu pretendoi se bashkia kishte programe që “i largonin të rinjtë nga veset”.

Në krahun tjetër, kryetari i Partisë Demokratike për Elbasanin, Eugen Isaj deklaroi se ajo që kishte thënë kryeprokurori tregonte gjendjen reale në qytet, ndërsa akuzoi shumicën socialiste për lidhje me krimin.

“Pa u prerë lidhjet e krimit në Elbasan me pushtetin, kjo situatë do vijë duke u përkeqësuar”, tha Isaj.

Ndryshe nga përfaqësuesit politikë, qytetarët e Elbasanit preferojnë që t’i shmangin bisedat për luftën mes bandave.

“Kjo është një temë e fortë dhe vështirë të gjesh njeri që të komentojë në publik,” tha një pedagog i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, duke kërkuar të mbetej anonim.

K.M, mësuese në një prej gjimnazeve të qytetit, tha se ato që kishte përmendur kryeprokurori, përfshi rekrutimin e të rinjve nga bandat, i hasnin në përditshmëri.

“Kryeprokurori konfirmoi atë që vërtet zien lart e poshtë në qytetin e Elbasanit. Përgjithësisht qytetarët duket se e kanë pranuar këtë situatë. Po vuajmë pasojat e kësaj të keqeje që na ka zënë në heshtje, duke konfirmuar edhe një herë faktin që Elbasani është një popull “i butë” dhe “i bindur” si ndaj shtetit, ashtu edhe ndaj forcave të tjera,” tha ajo.

Një prej artistëve të Teatrit “Skampa”, po ashtu refuzoi t’i komentonte deklaratat.

“Sa herë që ndodhin ngjarje të rënda, të gjithë diskutojmë në rrethe të ngushta, por askush nuk dëshiron që kjo të bëhet publikisht,” thotë ai, pa dhënë arsye se përse heshtej ndaj situatës.

Qytetarë të thjeshtë mendojnë se përplasja mes bandave nuk i shqetëson, derisa ata lajnë hesapet me njëri-tjetrin.

“Ata nuk kanë punë me ne. E kanë me njëri-tjetrin,” thotë një tregtar mobiljesh, i pyetur nëse ndikon kjo situatë në shtimin e pasigurisë në qytet.

Arben Ramkaj, drejtues i qendrës për bashkëpunim ndërfetar në Elbasan, ishte i vetmi që pranoi të komentonte me emër, duke paraqitur një situatë apokaliptike në qytet.

“Krimi i organizuar është bërë i frikshëm për moshat e reja, të cilat për shkak të papunësinë e shikojnë zgjidhjen tek pasurimi i shpejtë nëpërmjet përfshirjes në krimin e organizuar,” tha Ramkaj.

Ai shtoi se kishte vënë re “indiferentizëm nga shoqëria civile e qytetit dhe deri diku edhe nga klerikët”, ndërsa shtoi se pasojat ishin të hidhura si për personat e përfshirë, edhe për vetë qytetin.

“Është fatkeqësi që Elbasani, nga qyteti i dijes dhe i kulturës po njihet tashmë si qyteti me rekorde kriminale,”  përfundoi ai.

Previous Post

“Klement Xhaferri qëlloi i pari mbi policët dhe aktivistët e PD, plagosi dy”

Next Post

Basha nga Selenica: E keqja, korrupsioni, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Ne do dalim të gjithë të votojmë numrin 9

droni

droni

Next Post
Basha nga Selenica: E keqja, korrupsioni, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Ne do dalim të gjithë të votojmë numrin 9

Basha nga Selenica: E keqja, korrupsioni, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Ne do dalim të gjithë të votojmë numrin 9

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.