Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë ditën e sotme në orën 16:00 qytetin e Lushnjës. Siç duket Lushnja sot do të shërbejë si vendtakim midis kryeministrit në ikje dhe kryeminstrit të ri në ardhje.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të vizitojë qytetarët e Lushnjës në orën 18:00.
Bulevardi kryesor që në orët e para të mëngjesit është bllokuar dhe i gjithë qyteti po pastrohet.
Tabelat që pak muaj më parë mbanin fotografitë e delegatëve të Kongresit sot ishin zëvendësuar me simbolin e rilindjes.
Edhe kryeministri Rama po zhvillon takime me shumë njerëz. Më poshtë është një mesazh që dega e PS së Lushnjë dërgon pa dallim ftesë qytetarëve për të marrë pjesë në takimin elektoral duke shkeluar rregullat e distancimit social për shkak të covid. Saimir Mertiri













