Kultivimi i bimëve narkotike, roli i trafikantëve dhe lidhjet e mundshme të tyre me policinë, ka qenë objekt replikash sonte në emisionin “opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.
Duke argumentuar lidhjet e trafikantëve me policinë, Ervin Salianji, sekretari i Aksionit Qytetar në PD, denoncoi atë q mund të quhet “gënjeshtër” e trafikantëve për policinë dhe më pas, gënjeshtër e policisë ndaj opinionit publik.
Trafikant mbjellin dy palë ara, një palë për tu gjetur e shkatërruar nga policia dhe një palë për trafik. Ndërsa policët nuk djegin kanabis por djegin fidanët meshkuj, ose kërcellit”, ishte deklarata denoncuese dhe akuzuese e Ervin Salianjit.











