Piloti italian Guido Andrea Guidi është dorëzuar dhe ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit.
Pjesë e këtij bashkëpunimi është rrëfimi prej tij, i emrave të porositësve të drogës në Milano.
Policia nuk bënë të ditur emrat e bashkëpunëtorëve të pilotit italian, ndërsa bëhet e ditur është edhe hetimi i emrave të mundshëm, bashkëpunëtorë të tij, në Shqipëri.
Mësohet se në këmbim të “tradhtisë” së tij ndaj bashkëpunëtorëve, Guido Andrea Guidi ka kërkuar lirimin e tij.
Më herët piloti italian kishte pranuar se ka ardhur në Shqipëri për tu njohur me vendin dhe pistën, për tu rikthyer për transportin e 200 kg kanabis drejt Italisë.











