Një person u plagos nga të shtëna me armë zjarri ndaj zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.
I plagosur ka mbetur Bledar Okshtuni i cili është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës.
Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet për rastin. m.k











