5 makina u dëmtuan këtë mbrëmje në aksin Milot Lezhë kur dy makina fillimisht u përplasën me njëra tjetrën.
Më poshtë janë foto nga vendi i ngjarjes fotografuar nga gazetari Ahmet Zani:

Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.
Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.












