• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha me qytetarët në Zadrimë: Rama e di se do të humbë! Për këtë përpiqet të hyjë në qeverinë tonë

droni by droni
18 April, 2021
in Politika
0
Basha me qytetarët në Zadrimë: Rama e di se do të humbë! Për këtë përpiqet të hyjë në qeverinë tonë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është surprizuar nga mbështetësit e PD në Blinisht, të cilët i kanë bërë një pritje entuziaste me makina. Në ndalesën e shkurtër që pati me qytetarët e Zadrimës në Blinishtit, Basha tha se ndryshimi është i pandalshëm tashmë dhe koha e Edi Ramës ka mbaruar. Për t’i dhënë fund dështimit të 8 viteve, kreu i opozitës bëri thirrje për të votuar masivisht numrin 9 më 25 prill që ndryshimi të vij për Zadrimën dhe gjithë Shqipërinë.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve të Zadrimës në Blinisht.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej motra e vëllezër zadrimore e zadrimorë! Jam i mrekulluar nga mikpritja juaj, nga mikpritja e rinisë Zadrimore! Kësaj treve me nam në historinë tonë të njerëzve punëtorë, të njerëzve të dijes, të njerëzve të sakrificës, të njerëzve që respektojnë dy themele e një populli të qytetëruar, familjes dhe besimit sot. Zadrima e legjendës tonë kombëtare At Gjergj Fishtës. Zadrima e martirëve të besimit në Zot, si At Daniel Dajani. Zadrima ku edhe kleri italian zgjodhi pinjollët e vet për t’ja bekuar e blatuar kësaj toke si Antonio Shara. Zadrima e besimit në Zot. Zadrima e besimit në vlerat e familjes, është sot këtu me një thirrje: ndryshim, bashkim për ndryshim! Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Vëllezër dhe motra, këto janë orët e fundit të 8 viteve vuajtje dhe halle, që kanë pllakosur anembanë vendit. Kanë pllakosur vende të cilat nuk i kanë pasuritë e Zadrimës dhe zadrimorëve. Kanë pllakosur fshatra të zbrazura nga fermerët dhe rinia, por kanë pllakosur edhe këtë tokë dhe këtë mrekulli të Zotit. Që puna dhe djersa juaj e ktheni në një mrekulli të vullnetit dhe të vlerës themelore që shënon përparimin e familjes, përparimin e shoqërisë që është puna e ndershme. Nuk ka në Shqipëri, nuk ka në Ballkan, nuk ka në Europë si djersa e ndershme e zadrimorëve. Punë, familje, besim në Zot Zadrima i ka të gjitha që të jetë që sot pjesë e Bashkimit Europian. Por në Zadrimë kudo si në Shqipëri këto 8 vite kanë sjellë vetëm fatkeqësi, vetëm mjerim. Zadrimorët nuk i kanë parë asnjë ditë të vetme hajrin këtyre 8 viteve të mbushura me lëngatë, me dështim për shkak të një njeriu që vuri interesat e tij dhe te kastës së tij mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Fermerët e Zadrimës mbetën si të gjithë fermerët shqiptarë pa subvencione. Hidhini sytë në shtetin më të ri të Europës, tek vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, fermerët e subvencionuar. Hidhini sytë në Maqedoninë e Veriut e në veçanti tek fermerët, vëllezërit dhe motrat tona shqiptarë atje të gjithë të subvencionuar, vetëm fermeri shqiptar në vendnumëro për 8 vite sepse paratë i keni paguar, çmimin e naftës e keni paguar, çmimin e energjisë e keni paguar, marrëveshjet abuzive me OSHE-në vazhdoni t’i paguani, por kurrë nuk morët mbrapa asnjë qindarkë, as subvencione, as investime. Ka një autor dhe një përgjegjës që 8 vite me radhë Zadrima e bekuar ndenji në vendnumëro. Dhe ky tani vjen vërdallë prapë pas 8 vitesh dështimesh dhe kërkon dhe 4 vite të tjera. 4 vite të tjera të cilat do të ishin shkatërrimtare për familjet tona, shkatërrimtare për Shqipërinë tonë, ndaj jeni sot këtu për ti dhënë përgjigjen e prerë. Siç ja kemi dhënë e siç do ja japim me 25 prill ku do të ndahemi njëherë e mirë. Edi Rama koha e dështimeve të tua ka mbarua, koha e dështimit tënd ka mbaruar, koha jote mbaron më 25 prill. Më kot lutet që të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me koalicionin tonë për ndryshim. Ju e dini pse e bën apo jo? A e dini apo jo? Sepse e ka kuptuar që në 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Sepse e ndjen edhe ai, atë që ndjeni ju, atë që ndjej unë, forcën e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Ndaj, ju ftoj ta bëjmë këtë ndryshim të pandalshëm, realitet sepse shpresat, besimi, urimet, lutjet ndaj Zotit, sigurisht, janë të gjitha të vlerësuara. Por, ju e dini fare mirë, ju e dini fare mirë se nënat që duan fëmijët e tyre, të rriten këtu dhe të marrin këtu arsimin, e të marrin këtu punësimin që meritojnë, e të themelojnë familjet e tyre këtu, afër jush. Ju e dini fare mirë që, rinia e mrekullueshme e Zadrimës, e Lezhës, e Shkodrës, e mbarë Shqipërisë, të ketë mundësi Europiane në Shqipëri. Ju e dini mirë, që çdo qytetare e qytetarë, që kërkon punësim të ndershëm, të gjithë ne që duam që veni të eci përpara, të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, mund ta bëjnë këtë realitet. Një ditë, 25 prill, një javë na ndan. Më pak se 200 orë për të marrë vendimin tonë dhe ju e keni shpallur nga zemrat tuaja sepse Zadrima me 25 prill voton numrin 9. 9 për të çliruar Zadrimën nga zgjedha e korrupsionit dhe e krimit. 9 për t’i kthyer Zadrimës buzëqeshjen. Buzëqeshjen familjeve tuaja. Mundësinë që djersa juaj të jetë një bekim. 9 për të ndërtimin e infrastrukturës së munguar dhe për dhënien e dinjitetit dhe mirëqenies për çdo fermerë.9 që siç shndrit ky diell ashtu të shndrisë përherë sytë e nënave tona. Të shohim rininë, rininë tonë të mrekullueshme të zgjedhë të qëndrojë e të punojë në Zadrimën e bekuar nga zoti, në Lezhë e në Shqipërinë tonë. 9 për ndryshimin. 9 për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ndaj ju ftoj çdo minutë nga sot e deri atë ditë që ju duket larg por është vetëm një javë larg. Erdhi, dita po vjen dhe ju o njerëz fisnik dhe punëtorë të Zadrimës, e dini se nuk ka punë më të rëndësishme, punë më të ndershme se puna derë më derë për të mos lënë pa prekur asnjë zemër të patriotëve tuaj, për të mos lënë asnjë votë për ndryshim të shkojë kot, sepse më 25 Prill e keni ju në dorë ndaj shpalleni sot këtu dhe zmadhojeni orë pas ore duke mos lënë jashtë këtij bashkimi askënd, askënd, askënd. Madje as socialistët e zhgënjyer. Vëllezërit dhe motrat tona merrini në këtë bashkim dhe ju thoni ejani për ndryshim votoni numrin 9. Për punësim dhe mirëqenie numrin 9. Për Shqipërinë anëtare të Bashkisë Europiane numrin 9. Bashkë për ndryshim! Zadrima fiton! Lezha fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Zadrimën! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Bien ndjeshëm infektimet dhe viktimat, 2 humbje jete në 24 orë nga covid

Next Post

Basha në Vorë: Aleanca për Ndryshim po fiton. Rama që nuk bëri gjë në 8 vjet, nuk ka çfarë të bëjë më

droni

droni

Next Post
Basha në Vorë: Aleanca për Ndryshim po fiton. Rama që nuk bëri gjë në 8 vjet, nuk ka çfarë të bëjë më

Basha në Vorë: Aleanca për Ndryshim po fiton. Rama që nuk bëri gjë në 8 vjet, nuk ka çfarë të bëjë më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.