• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha me qytetarët në Kombinat të Tiranës: Nuk ka ndryshim pa u larguar Edi Rama! Votoni numrin 9

droni by droni
15 April, 2021
in Politika
0
Basha me qytetarët në Kombinat të Tiranës: Nuk ka ndryshim pa u larguar Edi Rama! Votoni numrin 9
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

• Basha në Kombinat: Entuziazmi juaj, garanci për ndryshimin. Votoni numrin 9! Ju e keni në dorë ta sillni ndryshimin! Shqiptarët duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Rama kërkon të qeverisë me Aleancën për ndryshim, por nuk ka ndryshim pa u larguar Rama.

• Basha në njësinë 6 në Tiranë: Padurimin për ndryshim e ndjej kudo. Demokratë e socialistë, ne jemi bashkuar për të votuar numrin 9 më 25 prill. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Koha e tij ka mbaruar.

• Basha takon qytetarët në Kombinat të Tiranës: Nuk ka ndryshim pa u larguar Edi Rama! Votoni numrin 9 për ndryshim! Për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, votoni masivisht më 25 prill për Partinë Demokratike!

• “Shqiptarët ia kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen”. Basha i përgjigjet Ramës: Kërkon të qeverisë me Aleancën për Ndryshim, por nuk ka ndryshim pa u larguar Rama. Koha e tij ka mbaruar.

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË NË NJËSINË 6, MË TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë në njësinë 6, në Tiranë, ku nuk ka munguar as pritja entuziaste e qytetarëve të kësaj zone. Basha u ndal në shtëpinë e Sotiraq Bushit, të cilin me pretekstin e tërmetit duan t’ja prishin shtëpinë pa i dhënë asnjë garanci për se ku do banojë.

Lulzim Basha: Zoti Bushi sa kohë keni që banoni në Kombinat?
Zotëria: Kam 15 vjet.
Lulzim Basha: Nga Përmeti dhe shoh që paska disa dëme.
Zotëria: Kjo është e thjeshtë, është një gabim i jonë sepse kur është ndërtuar nuk e hoqëm suvanë por ndërsa muret i kam bërë të gjitha atëherë.
Lulzim Basha: Kjo do të thotë që e gjithë gjendja e banesës është e tillë? Pallati s’ka dëme?
Zotëria: Besoj s’ka, kush e prishi e prish nga vetja.
Dhe ju besoni se ata e kanë shënuar për ta shembur?
Zotëria: Po.
Lulzim Basha: Vetëm që t’ju marrin tokën apo jo?
Zotëria: Po.
Lulzim Basha: Është njësoj si rasti ku ishim para disa ditësh tek kopshti apo jo?
Zotëria: Po. Një certifikatë pronësie, tani duan të ma tjetërsojnë mua që unë duhet të dal?

Basha tha se rindërtimi është kthyer në favor të mafies së rindërtimit. Kjo gjë sipas tij do të marrë fund me ndryshimin më 25 prill, për t’i dhënë fund kësaj vjedhje dhe procesi i rindërtimit të fillojë nga e para.

“E qartë. Zoti Sotiraq e kam thënë këtë disa herë, për herë të fundit kur isha në Durrës tani, te këneta, tek zona e kënetës. Edhe aty kishin hapur disa sheshe për pallate. Frika e banorëve të Durrësit ishte që këto pallate po ndërtoheshin që ti merrnin nga pallate nga qendra e qytetit e t’i çonin tek ajo zonë periferike për të grabitur qendrën e qytetit dhe për të favorizuar mafian e ndërtimit që ju e dini është një shqetësim i madh, madje edhe raportet ndërkombëtare tregojnë që e përdorin për të pastruar paratë e pista të ndërtimit, madje edhe të Ndraghetës jo vetëm të krimit shqiptar. Dhe ju thash në Durrës këtë që po ju them sot këtu në shtëpinë tuaj, i ulur këtu në divanin tuaj dhe që jua thash banorëve të pallateve pak më tej kur kam qenë para tre katër javësh. Procesi i rindërtimit tregoi dhe njëherë si çdo gjë tjetër këto tetë vite, dështimet e kryeministrit dhe të kësaj qeverie, një. Dy, gënjeshtra më e madhe është që ne do të ndalim rindërtimin. Rindërtimi ka ecur me këto ritme sepse ata nuk e kanë patur mendjen t’ju ndihmojnë por kanë patur mendjen të bëjnë pazare dhe të futin gjëra në xhepat e tyre, t’ju grabisin. Gjëja e parë që do bëjmë në bazë të shumë denoncimeve që kemi marrë dhe kemi një departament të veçantë që merret me këtë çështje prej më shumë së një vit e gjysmë. Do bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve dhe ne nuk do të lejojmë asnjë diskriminim sepse ka mjaft raste kur është prishur banesa dhe ata i thonë je DS1, nuk do të lejojmë as grabitjen e shtëpive të qytetarëve apo grabitjen e trojeve që ju marrin nga këtu e ju katandisin diku tjetër. Për këtë ju garantoj. Dhe e treta kudo ku rindërtimi është një nevojë reale do të bëhet jo vetëm që nuk do të ndalet por do të përshpejtohet. Si do të përshpejtohet? Në zonat rurale, në banesat private menjëherë sipas vlerësimit apo rivlerësimit korrekt të dëmit do bëhet disbursimi financiar. Aty ku do ndërtohen pallatet e prishura do të ndërtohen aty ku ishin, aty ku banorët kanë pasur pronat e tyre. Pra si çdo gjë tjetër ky e ka kthyer në një mundësi përfitimi për një grusht njerëzish në kurriz të të gjithë ju të dëmtuarve nga tërmeti. Më 25 Prill duke votuar numrin 9, duke votuar për ndryshimin na i jepni mundësinë ti japim fund abuzimit, të rivlerësojmë më transparencë aty ku ka patur diskriminim dhe të përshpejtojmë e të përmbyllim procesin e rindërtimit, ndërsa në rastin tuaj të ndalojmë grabitjen e pronës e natyrisht t’i mundësojmë çfarëdo riparimi që është i nevojshëm sipas ekspertizës profesionale se unë nuk jam inxhinier ndërtimi. Por dhe po të isha nuk vij këtu si inxhinier ndërtimi, unë vij të kërkoj votën, të më japësh përgjegjësinë për të drejtuar qeverisjen e nesërme që t’i kemi sytë nga ju dhe paratë e taksave ti kemi për ju dhe jo për një grusht njerëzish” – tha Basha.

Ndërsa në fjalën e tij para qytetarëve të njësisë 6, Basha falënderoi për mbështetjen që po i japin ndryshimit. Ai gjithashtu i është përgjigjur Ramës për deklaratën e djeshme ku u shpreh se ky uragan ndryshimi e ka trembur , aq sa po kërkon bashkëpunim me Aleancën për Ndryshim, por që ndryshimi nuk vjen pa larguar atë nga pushteti.

Më poshtë fjala e kryetarit të PD para qytetarëve në njësinë 6.

Lulzim Basha: Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, banorë të njësisë administrative 6, faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë shpresë dhe besim që keni sot, në sytë tuaj, në zërin tuaj, kjo është garanci për ndryshim, garanci për 25 prillin ditën e qytetarëve. Si dita e nënave vajtura, këto 8 vite me radhë, dita e baballarëve të shpunësuar, dita e të rinjve të nëpërkëmbur, dita e vogëlushëve të cilët më 25 prill me votën tuaj për numrin 9 do t’i çlironi nga 8 vite keqqeverisje dhe do t’i jepni mundësinë që të edukohen e të bëhen gati për të qenë brezi i parë i të rinjve europian i Shqipërisë europiane. Padurimi për ndryshim e prek dhe e ndjej kudo, e shpeshherë ai merr forma të mëdha të tilla si ky që pamë sot. Varg i gjatë njerëzish, varg i gjatë automjetesh të cilët janë bërë bashkë për të shprehur padurimin dhe dua t’i kërkoj ndjesë çdokujt që përjetoi ndoshta probleme me trafikun, por dua t’ju them se ngecja 8 vjeçare e Shqipërisë do të marrë fund më 25 prill. Së bashku do ta hapim rrugën për ekonomin tuaj, do të hapim rrugën për fëmijët tuaj, për të rinjtë tuaj, do ta hapim rrugën drejt Bashkimit Europian. Këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku, sepse ne kemi një plan i cili në qendër ka familjet tuaja, fëmijët tuaja. Dhe më 25 prill vota nuk është për mua. 25 prilli nuk bëhet për Lulzim Bashën apo Partinë Demokratike, nuk bëhet jo që jo për atë që kishte 8 vite me radhë dhe ju lanë baltë demokratë e socialist, burra dhe gra, të moshuar dhe të rinj. Sepse 8 vite është një kohë e gjatë për të mbajtur premtimet dhe ju e dini se 8 vite me radhë në vend që të mbante premtimet ndaj jush, ai ju kërcet për herë të tretë në derë dhe ju kërkon dhe 4 vite të tjera. Mendon vetëm për veten veten e tij, vetëm për një grusht njerëzish.
Lulzim Basha: Vetëm për veten e tij. Vetëm për një grusht njerëzish. Është kështu apo jo?
Qytetarët: Po!
Lulzim Basha: Dhe ju e dini fare mirë nëse 8 vite nuk i ke plotësuar premtimet ndaj njerëzve. Nëse 8 vite nuk mjaftuan për të bërë qoftë dhe një premtim realitet A ke të drejtë të kërkosh dhe 4 vite të tjera?
Qytetarët: Jo!
Lulzim Basha: Tani po ju troket prapë në derë edhe po ju kërkon prapë edhe 4 vite të tjera. Ju ja keni mbyllur derën. Është kështu apo jo?
Qytetarët: Po!
Lulzim Basha: Ja keni mbyllur derën apo jo?
Qytetarët: Po!
Lulzim Basha: Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim por dua t’i them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vij. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj. Çfarë do të votoni me datë 25 prill?
Qytetarët: Numrin 9!
Lulzim Basha: Cilin numër?
Qytetarët: 9!
Lulzim Basha: Për ndryshimin i cili fiton Shqipëria. Cilin numër?
Qytetarët: 9!
Lulzim Basha: Zoti ju bekoftë ju! Votoni numrin 9! Votoni ndryshimin! Shqipëria Fiton! e.k

Previous Post

Meta: I përvëlova skenarin Damianit në Vlorë, PS ka skenar për lagjen 10 në Tiranë ku votimi është elektronik

Next Post

Basha në njësinë 11 në Tiranë: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit

droni

droni

Next Post
Basha në njësinë 11 në Tiranë: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit

Basha në njësinë 11 në Tiranë: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.