Një grua u gjet e vrarë me thikë në një shtëpi në Shkodër. Policia mendon se gruaja 40 vjeçe mund të jetë vetvrarë. Ngjarja ndodhi në lagjen Fahri Ramadani.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në banesë, është gjetur pa shenje jete shtetasja R. E., 40 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.
Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











