Një person 34 vjeç mbeti i plagosur në Kavajë pasi u qëllua nga një moshatar i tij.
Ngjarja ndodhi në mesnatë dhe i riu ka marrë plagë në këmbë. Pas një konflikti për motive të dobëta, personi me incialet E.S ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në këmbë Sh.Sh, 34-vjeç.
Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Kavajë/Informacion paraprak:
Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b












