• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Brenda avionit të pilotit italian: Erdha për të transportuar drogë

admin by admin
16 September, 2016
in Global Image
0
FOTO/ Brenda avionit të pilotit italian: Erdha për të transportuar drogë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Guido Andrea Guidi ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të transportuar kanabis nga pista e improvizuar në Ishëm, të Durrësit, aty ku edhe u dëmtua avioni i tij gjatë uljes.

Gjatë marrjes në pyetje 69-vjeçari ka nxjerrë emra bashkëpunëtorësh shqiptarë dhe italianë, të cilët e kishin kontaktuar për të transportuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.Personat e përmendur prej tij janë vënë tashmë nën hetim. Krimet e Rënda mësohet se kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e autoriteteve italiane për të thelluar hetimet.

avioni brenda OK

Në rrëfimin e tij, Guidi ka bërë të ditur se ky ishte fluturimi i tij i parë në brigjet shqiptare.
Sipas koordinatave, ai i është afruar zonës së Ishmit, ku narko-trafikantët i kishin thënë se do te gjente një pistë të improvizuar.

Mëngjesin e të enjtes, rreth orës 8.30 ai e ka parë pistën dhe ka tentuar të ulet. Gjatë manovrave për të parë nga afër vendin ka humbur kontrollin. Ka tentuar të ringrihet, por avioni ka prekur në tokë dhe ka përfunduar në një zonë me shkurre.

Guido Andrea Guidi nuk ka pësuar dëmtime. Ai ka njoftuar policinë, por prokuroria dyshon se ai përpara kësaj ka bërë telefonata edhe me anetarë të rrjetit të narko-trafikut për t’i njoftuar se puna e tij dështoi.

Hetuesve, Guidi u tha fillimisht se kishte përfunduar aksidentalisht në Shqiperi, por më vonë pranoi se ishte përfshire në një rrjet të trafikut të drogës.

Në rrugën e parë ai vetëm do të njihej me pistën dhe pas pak ditësh do të ishte rikthyer për të marrë si fillim 200 kilogramë kanabis.

Pasi ka pranuar të bashkëpunoje me prokurorinë, Guido Adrea Guidi u la i lirë rreth mesnatës. Ai është vendosur në një hotel në Durrës dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

Italianit i janë sekuestruar dokumentet e identifikimit dhe nuk lejohet të largohet nga Shqipëria. Pritet që ai të rimerret përsëri në pyetje nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Gjatë të premtes në prokurori janë paraqitur edhe përfaqësues të Ambasadës Italiane. Informacion është kërkuar dhe nga misioni italian Interforce.

Policia dhe prokuroria vazhdojnë të mbledhin prova edhe në vendin ku ra avioni. Tv Klan ka mundur të sigurojë dy fotografi ka brenda avionit ku duken edhe disa prova materiale të marra tashmë nga prokuroria.

brenda avionit

Aty ndodhet një bllok i zi dhe një shishe uji të cilat janë dërguar për ekspertim. Pranë avionit janë gjetur dhe disa gjurmë gishtërinjsh të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Previous Post

Parkoi makinën në vend të gabuar, ia mbulojne me letra shënimi

Next Post

Shkrepet arma, i riu merr tre plumba në këmbë, shoku fsheh armën dhe arratiset

admin

admin

Next Post
Shkrepet arma, i riu merr tre plumba në këmbë, shoku fsheh armën dhe arratiset

Shkrepet arma, i riu merr tre plumba në këmbë, shoku fsheh armën dhe arratiset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.