• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazment Bardhi në Gramsh: Edi Rama, dembeli më i madh në vend. Nuk ka bilanc pune, por mashtrimesh

droni by droni
14 April, 2021
in Kryesore, Politika
0
Gazment Bardhi në Gramsh: Edi Rama, dembeli më i madh në vend. Nuk ka bilanc pune, por mashtrimesh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua me banorë të Sotirës në Gramsh, një zonë e lënë krejtësisht pas dore, edhe pse me një potencial të jashtzakonshëm zhvillimi. Bardhi vuri në dukje se gramshiotët janë trajtuar nga qeveria si një listë e gatshme votash, që nuk i ka marrë ata kurrë seriozisht për të realizuar premtimet e për të dhënë llogari. Ndaj, ka ardhur koha jo vetëm për rrotacion, por për ndryshim të modelit të qeverisjes.

“Gjendja që unë kam gjetur në Gramsh, në të gjithë territorin e bashkisë nuk është asgjëkundi si në bashkitë e tjera. Gramshi është lënë më shumë mbas dorë në krahasim me të gjitha bashkitë e qarkut. Ata kanë thënë: meqë këta votojnë PS nuk kanë nevojë me ju bë punë as me ju ofru shërbime se këta na e mbushin kutinë sa herë ne duam dhe sa duam ne”, u shpreh Bardhi.

Bardhi tha se rilindja, jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim po bëri krejt të kundëtën në ato fusha ku kishte dhënë fjalën për lehtësim për qytetarët, duke sjellë shtrengim e vështirësi.

“Na premtoi të gjithëve bashkë, jo vetëm juve këtu, por i premtoi çdo shqiptari mrekulli në 2013-ën, shëndetësi falas, arsim falas, ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës, subvencione në bujqësi, çfarë nuk tha. Në fakt, në realitet, bëri të kundërtën e atyre që premtoi, nuk na e la as në gjendjen ku ishim, na çoi shumë hapa mbrapa. E para, na varfëroi më shumë seç ishim, secilin prej nesh, na varfëroi sepse na rriti çdo gjë, na rriti çmimin e energjisë elektrike, na rriti çmimin e naftës, na rriti tatimet dhe taksat aq sa sot, ju te fatura e ujit ose e energjisë elektrike, edhe pse nuk keni rrugë e prisni që të bjerë niveli i lumit për të ikur në shtëpitë tuaja apo për t’u lidhur me Gramshin, ju merr taksë ndriçimi, ju merr taksë pastrimi, ju merrë taksë gjelbërimi. Për ata që punojnë tokat e veta, u merr dhe taksën e tokës, ata që duan të rregullojnë një shtëpi, i vë taksën 5 mijë euro a shtatë million lekë me marr lejen e ndërtimit, dhe kush rregullon një dritare, pa pagu, përfundon në burg”.

Drejtuesi Politik për Elbasanin theksoi se Edi Rama, duke qënë se nuk ka një bilanc pas 8 vitesh, merret gjithë kohës me sulme ndaj Opozitës.

“Tani që ka 8 vite në pushtet është momenti që të vijë para jush, që ka marrrë besimin, për të bërë një bilanc, të thotë që kam bërë kaq nga këto që kam marrë si angazhim, ndërkohë që nuk vjen dhe nuk e bën këtë askund ku shkon. E vetmja gjë që thotë është se: isha në pushtet 8 vite, nuk bëra asnjë gjë, tani më duhen edhe katër vite të tjera. Në tetë vite nuk ke nisur asnjë punë, tani cilat janë projketet e tua…. njerëzit jetojnë në varfëri, si do t’i nxjerrësh nga varfëria…. çfarë plani ekomomik ke….çfarë do të bësh për të hapur vende pune…Ai nuk do të duhet të vinte kryeminsitri dhe ti shpjegonte këto, si rregull në çdo vend normal një kryeministër i përgjegjshëm bën këtë gjë. Çfarë po bën ky në kulmin e fushatës…. Ky po bën vetëm dy gjëra… ky del në televizor dhe thotë e patë si i kishte krehur flokët Lulzim Basha dhe merret gjithë ditën me thashesheme dhe merret me ne, a thua sikur jemi ne në qeveri. Ne kemi 8 vite në opozitë, ka ardhur në pushtet me disa premtime dhe ka ardh koha të japë llogari. E dyta, e keni parë se çfarë bën, është shndërruar në një infermier, shkon te qendrat ku bëhen vaksainat dhe rri vëzhgon dhe bën foto. Nuk është kjo punë e Kryeminsitrit. Nuk është as fotograf, as kameraman, as infermier, as doktor. Ai nuk mund të flasë më për asgjë, sepse e ka kuptuar që nuk ka bërë asgjë. Ai nuk ka asnjë bilanc dhe ka ardh momenti me e çu në shtëpi si fillim dhe pastaj me e bë subjekt të atyre organeve ku jepet llogari”, pohoi Bardhi.

Ai shtoi se kjo betejë nuk është me socialistët e ndershëm që janë mashtruar e nëpërkëmbur njësoj si demokratët, por është një betejë për të ndryshuar modelin e qeverisjes, dhe për këtë duhet të bashkohen të gjithë me 25 prill.

“Ne nuk kemi betejë me socialistët në këto zgjedhje, flas për socialistët e ndershëm që kanë besuar të partia e tyre. Nëse në xhep ke më pak lekë se sa kishe, do të thote se qeveria nuk ka punuar mirë dhe kur nuk punon mirë, kur nuk punon për njerëzit do të duhet të shkosh në shtëpi. Duhet me i dhënë besim dikujt tjetër dhe me provu diçka tjetër që të kemi mundësi me kriju një shans të ri, në radhë të parë për veten tonë dhe më pas për fëmijët. Ne i kemi të gjitha shanset dhe mundësit jo vetëm për t’i siguruar punësim të rinjve, por për të kthyer normalitetin në familjet e gjithsecilit. Plani jonë është i thjeshtë, kemi marrë përsipër vetëm pak angazhime, ato që ne do t’i realizojmë, nuk kemi hapur një thes e kemi futur brenda çdo gënjeshtër që na vjen për mbarë, çfarë të na dalë para themi e bëjmë ne, sa për t’u marrë votat, por kemi qënë realist dhe kemi bërë një plan që i vjen në ndihmë njerëzve dhe i mundëson të kthehen në normalitet. E ka thënë Lulzim Basha, por po e përsëris edhe unë këtu, nëse një nga anazhimet që kemi marrë përsipër nuk e realizojmë, demokrati më i flaktë i fshatit nuk duhet të na japë votë. Vëtëm kur të bëhemi të gjithë bashkë dhe të kuptojmë që nuk ka ndasi politike kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë, vetëm atëherë do të jemi më mirë”, deklaroi Gazment Bardhi.

Previous Post

Ervin Salianji entusiazmon votuesit: Me pak se 2 jave dhe Shqipëria Fiton!

Next Post

Ina Zhupa denoncon në Sarandë shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit

droni

droni

Next Post
Ina Zhupa denoncon në Sarandë shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit

Ina Zhupa denoncon në Sarandë shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.