Nje sasi eksplozivi shpërtheu sot ne banesen e një personi në Orikum. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Banesa i përket Artan Xhelilaj, denuar me arrest shtëpiak.
Orikum/Informacion paraprak:
Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.











