• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha elbasanllinjve që e pritën tek tuneli: Zotimet tona do të mbahen. Mbajtëm fjalën për tunelin e Elbasanit, për vizat, për NATO-n

droni by droni
11 April, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha elbasanllinjve që e pritën tek tuneli: Zotimet tona do të mbahen. Mbajtëm fjalën për tunelin e Elbasanit, për vizat, për NATO-n
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë rrugës për në qytetin e Elbasanit, është pritur nga rreth 300 makina me qytetarë dhe simpatizantë në hyrje të tunelit të Krrabës. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i bëhet ndryshimit më 25 prill dhe në një vend si tuneli i Krrabës, i cili simbolizon fjalën e mbajtur në politik dhe që e tillë do të jetë në kulturën e re politike me qeverisjen e ardhshme.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD tek tuneli i Krrabës.

Lulzim Basha: Me dhjetëra herë, ndoshta me qindra herë gjatë këtyre muajve të fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës, të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre. E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpi elbasanllinjve dhe banorëve të qarkut të Elbasanit por jo vetëm por edhe të Korçës, natyrisht edhe të Tiranës, edhe të Durrësit. Për këtë vepër të jashtëzakonshme që me të vërtetë shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Ndaj sot nuk kam ardhur këtu t’ju flas për diçka për të cilën shpesh herë jeni ju që keni shprehur vlerësimet tuaj, por kam ardhur t’ju jap një mesazh. Mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politik dhe në kulturën politike të re që do të themelojmë së bashku me 25 prill me votën masive për ndryshimin e Shqipërisë. Fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike, i kësaj politike të re e cila siç afroi Tiranën me Elbasanin duhet të afrojë Shqipërinë me Europën. Sepse fjalët e një njeriu me përgjegjësi publike, fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace. Kur del ajo fjalë merr një vlerë e nuk mund të trajtohet si e pavlerë, si e harruar, si e shkelur. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pa fund, 8 vite ma radhë ju dhe të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, e tullumbaceve elektorale që hidhen në fushatë dhe braktisen pas fushate. Janë qytetarët ata që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime vetëm për të marrë votat. Ndaj para që gjithash ndodhem përpara kësaj vepre , këtij tuneli për t’ju thënë se me 25 prill duke votuar Partinë Demokratike, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për Ndryshim ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. E duam Shqipërinë si gjithë Europa apo jo? E pra, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kemi një komunikim midis politikanëve dhe qytetarëve ku fjala boshe, ku premtimet boshe, ku tullumbacet elektorale të marrin fund. Fjala e dhënë duhet të jetë fjala e mbajtur. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 ku pata nderin të kryesoja listën për Qarkun e Elbasanit është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për heqjen e vizave për shqiptarët që e bëmë realitet të gjithë së bashku është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për Shqipërinë në NATO është fjalë e mbajtur. Dhe programi ynë për një Elbasan dhe për një Shqipëri që do të përjetojë një zgjim ekonomik kombëtar që do të prek jetën e çdo familje, me vende pune, me investime të huaja, me rritje pagash, me arsim dhe kualifikim të denjë për të rinjtë, me pensione dinjitoze për pensionistët tanë. Programi ynë për ta afruar Shqipërinë me Europën sepse nuk mund të ketë Shqipëri në Europë me rroga 200 euro, po nga ana tjetër afrimi me Europën është vetëm një nga çelësat për ta bërë ekonominë tonë të fuqishme, të artë për të siguruar mirëqenie, për të siguruar dinjitet dhe paga më të larta, të ardhura më të larta për të gjithë, për sipërmarrjen e vogël, për rinin, të punësuarit, fermerët shqiptarë.

Ndaj jemi bashkë. 25 prilli është për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet që nis me një parim europian që në 25 prill duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për Aleancën për Ndryshim, duke votuar për numrin 9, ne do ta kthejmë në një parim dhe një kulturë të re politike edhe në Shqipëri: fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur. Programi ynë, zotimet tona do të jenë një për një të zbatueshme dhe të realizueshme nga dita e parë e votës tuaj. Le ta bëjmë këtë bashkim gjigand forcash, shpirtrash, zemrash, ëndrrash dhe ambiciesh, energjinë për ndryshimin e vërtet. Bashkë për ndryshimin. Shqipëria Fiton! Elbasani Fiton! Fitore! e.k

Previous Post

DIBËR/ Maqellarë, nusja vret vjehrrën me thikë, policia arreston gruan e frikshme

Next Post

Paloka në Shkallnur të Durrësit: Qeveria Rama indiferente ndaj qytetarëve të ardhur nga zonat e tjera

droni

droni

Next Post
Paloka në Shkallnur të Durrësit: Qeveria Rama indiferente ndaj qytetarëve të ardhur nga zonat e tjera

Paloka në Shkallnur të Durrësit: Qeveria Rama indiferente ndaj qytetarëve të ardhur nga zonat e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.