Është përfshirë nga flakët garazhi i një pallati në rrugën “Fadil Deliu” në kryeqytet. Zjarri ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.
Policia e Shtetit kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Tiranë/Informacion paraprak:
Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.
Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b












