Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim priti sot në Rinas ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey.
“Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21”, thuhet në një postim të ambasadës. m.k












