• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha nga Bulqiza: Brenda 6 muajve të parë miratojmë statusin e minatorit

droni by droni
10 April, 2021
in Politika
0
Basha nga Bulqiza: Brenda 6 muajve të parë miratojmë statusin e minatorit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve në verilindje të Shqipërisë, është ndalur edhe në qytetin e Bulqizës i cili ka përshëndetur qytetarët dhe simpatizantët që kishin dal ta presin. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi bulqizakët për mbështetjen dhe shprehu zotimin se qeveria e tij do të miratojë statusin e minatorit sipas standardeve dhe parimeve europiane.

Më poshtë fjala e plotë e Bashës para qytetarëve të Bulqizës.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, qytetarë dhe qytetare të Bulqizëz, fermere dhe fermerë. Mirë se ju gjej në këtë mesdite të bukur, të ndriçuar nga dielli, sepse në të vërtetë një ditë e re po vjen, një ditë e re për Shqipërinë, një ditë e re për shqiptarët, ditë ndryshimi, ditë fitoreje për Bulqizën, Dibrën dhe mbarë Shqipërinë. Entuziazmi juaj, optimizmi juaj, forca e thirrjes tuaj për ndryshim, ka bindur çdo shqiptarë se 25 prilli është dita juaj. Nuk është dita e politikës së përçarjes, është dita ndëshkimit të politikës së 8 viteve të premtimeve të pambajtura që i ka varfëruar njerëzit dhe i ka bërë të harrojnë shpresën që ka larguar mijëra të rinj nga vendi dhe që e ka zhytur Shqipërinë në një nga krizat më të thella ekonomike që ka njohur ndonjëherë. Prandaj 25 prilli është një ditë jo për politikën, por për njerëzit, për qytetarët, për popullin, për ndryshimin. Por a është 25 prilli për minatorët e Bulqizëz? A është 25 prilli dita e ndryshimit për mijëra banorë të këtij qyteti dhe të qyteteve të tjera që kalojnë gjysmën e ditës nën tokë? A është 25 prilli njësoj si këto 8 vite vazhdim i gënjeshtrave, i premtimeve të pambajtura, i pagave të pamjaftueshme për të mbajtur familjet, për minatorët e Bulqizëz dhe mbarë Shqipërisë? A është 25 prilli vazhdimi i 8 viteve të pamundësisë për t’i çuar fëmijët e minatorëve në universitet dhe për t’ju hapur kështu një shkallë për t’u ngjitur në jetë e jo për të ndjekur brezë pas brezi këngën e mjerimit të minatorëve të Bulqizëz e të gjithë Shqipërisë? Kjo është pyetja në mendjet e shumë minatorëve të Bulqzëz dhe unë e di fare mirë. E di fare mirë sepse këtu nga ky shesh dhe nga sheshet e tjera të Bulqizës dhe të qyteteve të tjera të minatorëve dhe naftëtarëve kemi folur për problemet që u janë bërë çdo vit e më të mëdha dhe zgjidhjet që kanë munguar. Për premtimet që janë hedhur me shumicë në fushatë elektorale dhe pastaj janë harruar. Ne e dimë se Shqipëria është e mbytur në halle për shkak të dështimeve 8 vjeçare të Ramës, por po kështu nuk mund të harrojmë se mes detit të vuajtjeve dhe dhimbjeve spikat tragjedia e minatorëve. Tragjedia e minatorëve anembanë vendit, tragjedia e minatorëve në veçanti, por edhe atyre të Monellës, të Pukës, atyre të Pogradecit, e naftëtarëve të Ballshit dhe e fëmijëve të tyre. Ndaj, kam ardhur sot këtu me vetëdijen e plotë për të shpallur dhe për të bërë të njohur një nga objektivat kryesor të qeverisë time në fushën e energjisë dhe e burimeve minerare. Është shpallur nga selia e Partisë Demokratike prej afro 7 javësh, por nuk ka gjetur mbulimin e duhur dhe as vëmendjen e duhur mediatike. Ndaj dua ta përsëris këtu, nga ky shesh i Bulqizëz, për çdo minatorë bulqizak, për çdo minatorë shqiptarë, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, për sindikatat e minatorëve dhe për pensionistët, minatorët pensionist që kanë harxhuar jetën e tyre nën tokë qartë, prerë dhe shkurt, brenda 6 muajve të parë qeveria ime do të miratojë statusin e minatorit sipas standardeve dhe parimeve europiane. Kjo është më e pakta, detyrimi më i vogël për sakrificën tuaj por edhe të fëmijëve tuaj për shkollimin e tyre, për sigurimin e jetës tuaj. Brenda 6 muajve të parë sipas parimeve dhe standardeve Europiane në dialog dhe në konsesus të plotë me përfaqësuesit tuaj dhe sindikatat tuaja statusi i minatorit do të jetë realitet. Jam i vetëdijshëm për peshën e këtij premtimi, të këtij zotimi, dhe ndaj dua t’iu them atë traun e Rrugës së Kombit që do ta heqë ditën time të parë si kryeministër ta vendosni në këtë rrugë në qoftë se nuk e mbaj premtimin para jush. Sepse unë besoj se detyra e parë e atij që kërkon votën për të qeverisur është të mbajë zotimet sepse detyra e qeverisë dhe kryeministrit është të kujdeset për njerëzit. Ndaj kam ardhur këtu të zotohem para jush se statusi i minatorit një e drejtë themelore e minatorit shqiptarë do të jetë i garantuar me Partinë Demokratike dhe me qeverinë tonë të ardhshme. Ndaj, ju ftoj të investoni tek ndryshimi që po vjen, të shkoni derë më derë tek minatorët dhe familjet e tyre, tek pensionistët por edhe tek fermerët e Bulqizës e ti bëni pjesë të bashkimit tonë të madh për ndryshim me 25 prill. Ora e ndryshimit po troket si asnjëherë tjetër. Shqiptarët do të kenë një orë vendimtare. Vendimtare për ju, vendimtare për fëmijët tuaj, vendimtare për atë që do të ndodhë. A do të shkojmë drejtë Europës apo do të mbetemi siç mbetëm këto 8 vite, në fund të vendeve të rajonit. Dhe të shkosh drejtë Europës nuk është thjeshtë një proces takimesh e tavolinash, nuk shkohet në Europë me rroga të ulëta, nuk shkohet në Europë me shëndetësi të rrënuar, nuk shkohet në Europë pa respektuar punën, nderin dhe njerëzit e punës, minatorë apo fermerë, profesionistë apo biznes i vogël. Në Europë shkohet duke arritur standardet, duke thithur investimet, duke rritur pagat, duke mundësuar arsimimin e duhur të fëmijëve tanë, duke i garantuar atyre një të ardhme këtu, në vendin e tyre dhe jo duke i përzënë në emigracion. Ndaj, vëllezër dhe motra bulqizak, këto dy javë kemi një dhe vetëm një pyetje për t’ju përgjigjur a do të rrimë siç kemi qëndruar 8 vite me Edi Ramën të ngecur vendi nga dështimet, me gënjeshtra dhe varfëri apo do zgjidhni ndryshimin ndryshimin, numrin 9, Partinë Demokratike. Sepse të gjithë e dinë se ai që nuk i mabjte premtimet tetë vite me radhë, ai që dështoi dhe ju la në baltë e ju la në galeritë e nën tokës pa përkrahje, me cinizëm me arrogancë. Ai nuk do të ndryshojë as 40 vite po t’i japësh ndaj ju ftoj votoni Partinë Demokratike, votoni për Aleancën për Ndryshim, votoni numrin 9. Zgjidhi ndryshimin për një ekonomi të fortë dhe për Shqipërinë europiane. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë! e.k

Previous Post

Automatikë, antitankë, kundërajror, eksploziv, për çfarë duhej ky arsenal i frikshëm në mes të Tiranës

Next Post

Basha në Burrel dhe Klos: “8 vitet më të gjata për familjet shqiptare. Etja juaj për ndryshim më emocionon”

droni

droni

Next Post
Basha në Burrel dhe Klos: “8 vitet më të gjata për familjet shqiptare. Etja juaj për ndryshim më emocionon”

Basha në Burrel dhe Klos: “8 vitet më të gjata për familjet shqiptare. Etja juaj për ndryshim më emocionon”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.