Princi Philip, i shoqi i Mbretëreshës Elizabeth II, ka vdekur në moshën 99 vjeç, ka njoftuar Pallati Buckingham.
Princi Britanik Philip qëndroi në spital gjatë muajit shkurt deri më 16 mars dhebpastaj u kthye në kështjellë.
Gjatë qëndrimit në spital ai u trajtua për një infeksion dhe iu nënshtrua një procedure zemre. Philip, 99 vjeç, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, u shtrua në Spitalin privat të Mbretit Edward VII në Londër në 16 Shkurt, ku ai u trajtua për një infeksion.
Më vonë u transferua në një njësi të specializuar të kujdesit kardiak në Spitalin St. Bartholomew, para se të kthehej te spitali Mbreti Edward VII. a.b











